Sasia e energjisë që përftohet nga konsumimi i një produkti ushqimor mund të përcaktohet në dy mënyra të ndryshme.
1. Metoda e kalorimetrit
Metoda e parë është përcaktimi i vlerës energjetike me kalorimetër me bombë (Bomb calorimeter). Në këtë metodë, mostra e ushqimit digjet në një mjedis të kontrolluar dhe matet sasia e energjisë së çliruar.
2. Metoda llogaritëse
Mënyra e dytë bazohet në metodën llogaritëse. Duke përdorur një bazë të dhënash për saktësinë e së cilës jeni të sigurt (për shembull bazën Nutrient Finder), mund të llogaritni sasinë e energjisë që do të japë ushqimi përkatës.
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për nevojat tuaja në llogaritjen e lëndëve ushqyese dhe përgatitjen e etiketave ushqimore në përputhje me legjislacionin.
